HomeLajme

Ju prezantojmë qenushen e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore çaktivizoi një bombë duke urinuar mbi të

Bombat binin rrufe dhe flakët gjëmonin nëpër rrugë ndërkohë që Lufta e Dytë Botërore nisi valën e sulmeve.

Ishte viti 1941 dhe shtëpia ku jetonte Juliana, “Danezja e Madhe”, me pronarin e saj ishte një nga ato të pafatat.

Një bombë çau çatinë dhe do të shkatërronte gjithçka – nëse nuk do të kishte qenë Juliana në ato momente.

Ajo mendohet se ka urinuar mbi bombën, duke e shpërndarë atë dhe duke shpëtuar shtëpinë. Veprimet e saj i dhanë asaj një Medalje të Kryqit të Kaltër.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Juliana demonstroi aftësitë e saj si heroinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Tre vjet më vonë, ajo mori një medalje të dytë, me motivacionin për “trimëri ndaj kafshëve”, pasi paralajmëroi klientët për një zjarr që shpërtheu në dyqanin e këpucëve të pronarit të saj.

Historia e saj u zbulua vetëm kur ankandët zhvilluan një pastrim shtëpie në një pronë në Bristol dhe zbuluan medaljen e dytë, së bashku me një portret të Julianës.

Një pllakë e bashkangjitur portretit të saj shkruante: “Juliana – medalje për shuarjen e një bombe zjarrvënëse Prill 1941. Dhënë një tjetër për njoftimin ndaj klientëve të dyqanit të të zotit të saj para djegies në nëntor 1944.”

Medalja dhe portreti u shitën në ankand për 1,100 £.


TË NGJASHME