HomeModa

Ju prezantojmë stilisten që prodhon veshje kreative nga produkte të përditshme (Foto)

Stilistja Nicole McLaughlin prodhon veshje kreative nga produktet e përditshme, për t’i dhënë çdo produkti një funksion të ri.

Krijimet e saj na sfidojnë të rimendojmë edhe njëherë artikujt që zotërojmë. McLaughlin paguhet nga marka të njohura për të modifikuar ose përmirësuar produktet e tyre, që më pas i reklamon në rrjete sociale.

Nicole McLaughlin është një stiliste e gjithanshme, e aftë të transformojë çdo veshje në një kryevepër të vërtetë. Ish-dizenjuesja grafike e Reebok krijon veshje, këpucë dhe sende shtëpiake të ndërtuara nga qese karamelesh të shijshme, xhaketa të vjetra prej leshi dhe madje edhe çanta kokoshkash të fryra.

Shpesh me logo të theksuara, modelet e Nicole McLaughlin ofrojnë një vizion humoristik të markës dhe tendencave të modës.

Gjithmonë në kërkim të veshjeve të reja, duke përfshirë dyqane e tregje të vjetra, këtë herë stilistja ka zgjedhur një qasje të qëndrueshme, për një modë miqësore me mjedisin. Në krijimet e saj të reja, ajo ka shtuar në fakt karamele, salca dhe ushqime të tjera të veçanta.

Kush nuk e ka ëndërruar gjithmonë një xhaketë me një përzgjedhje të gjerë drithërash apo pantallona me karamele?

Këtu është Nicole McLaughlin, ajo i bëri të mundura të gjitha këto, nëse doni të qëndroni të përditësuar me krijimet e saj, vizitoni profilin e saj në Instagram.


TË NGJASHME