Lajme Lifestyle Shëndeti

Ju shqetësojnë strijat?! Ja si të shpëtoni prej tyre

Strijat janë një gjendje relativisht e shpeshtë e lëkurës. Ato nuk përbëjnë një problem të rëndësishëm mjekësor, duke mbetur një problem me natyrë kryesisht kozmetike.

Shkaktarët: Strijat prekin kryesisht atë pjesë të lëkurës që i nënshtrohet shtrirjes së vazhdueshme dhe progresive.

Indi lidhor i nënshtrohet një stresi gjithmonë e më të madh si rezultat i shtimit të volumit të pjesëve të ndryshme të trupit. Një shembull tipik është barku dhe gjoksi i grave shtatzëna, shpatullat e personave që merren me ushtrime dhe trupi i personave të prekur nga mbipesha.

Trajtimi: Në ditët tona, edhe me përparimet e mëdha në fushën e dermatologjisë, trajtimi i strijave është i mundur. Ja disa mënyra në kushte shtëpie.

Aloe vera: Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat.

Është e thjeshtë për t’u përdorur: aplikoni aloe vera gel ose vaj mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

Lagështia: Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar.

E bardha e vezës: E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Related posts

Importi i makinave/ Nis zbatimi i rregullave të reja

Mila

Malaj konfirmohet në detyrë edhe nga KPK

Klaudia gotanews

Basha flet për opozitën që do të donte në Parlament

Mila
Na Kontaktoni!