HomeLajmi i Fundit

Juglindja “pushtohet” nga mjegulla, vështirësohet qarkullimi

Juglindja është përfshirë nga mjegull e dendur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Kjo ka sjellë vështirësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët duhet të shmangin lëvizjet e tyre, sidomos në akset nacionale pasi fushëpamja është e kufizuar.

Ndërkaq, Policia Rrugore i ka bërë apel shoferëve që të jenë më të kujdesshëm, të kufizojnë shpejtësinë si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Dy ditë më parë edhe qyteti i Tiranës u “pushtua” nga një mjegull e dendur që zgjati për disa orë.