HomePolitikë

Juncker: Serbia dhe Kosova të arrijnë një dialog konstruktiv

jean-claude-juncker

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, në një dalje publike me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pyetur për dialogun Kosovë – Serbi, tha se të dyja palët duhet të përkushtohen për një dialog konstruktiv.

Juncker theksoi se si Kosova dhe Serbia duhet që të dialogojnë për të arritur një marrëveshje, pasi vetëm kështu do të shihnin drejt BE-së.

“Unë gjithmonë kam qenë në favor për një dialog konstruktiv mes Serbvisë dhe Kosovës. S’jam i kënaqur që ky proces nuk po ecën në drejtim të duhur. I nxis të dyja palët të jenë më të hapura. Nëse kjo mosmarrëveshje nëse nuk zgjidhet, s’do ketë shans për Serbinë dhe Kosovën, atëherë s’do ketë të ardhme për këto shtete në BE. Ne nuk duam destabilitet në rajon, por duam stabilitet. BE nuk luan me askënd, por dëshiron zgjerim për vendet që e meritojnë”, tha Junker.


TË NGJASHME