HomeSport

Jurgen Klopp cilëson Porton si ekip të vështirë për fazën çerekfinale

Pasi eliminoi Bayern e Munich në “Allianz Arena”, Liverpool dje ka njohur kundërshtarin e radhës për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Reds” do të ndeshen ndaj Portos, e cila në këtë pikë të kompeticionit ka mbërritur pasi mundi një javë më parë Romën. Klopp nuk ka pranuar se ekipin e tij e ka përkëdhelur fati gjatë shortit. Deklarata e tij për Daily Mail ka qënë:

“Nuk mendoj se për Liverpool fakti që do të ketë përballë Porton përbën një avantazh. Nuk ka asnjë arsye të veçantë, thjesht mendoj se nuk patëm edhe aq fat”.

Porto dhe Liverpool janë përballur edhe gjatë sezonit të kaluar dhe pikërisht ato sfida janë motivi i qetësisë së Klop, i cili vijoi duke thënë se:

“Porton e njohim, sepse kemi luajtur përballë sezonin e kaluar. Duke parë rezultatet mund të themi se ishin ndeshje pozitive, por njëkohësisht ishin edhe të çuditshme. Në ndeshjen e kthimit patëm përballë një skuadër me karakter dhe cilësi. Porto ka ndryshuar disa gjëra nga një sezon më parë, por sidoqoftë kemi shumë respekt për kundërshtarët tanë, ndaj për të kaluar turin do të duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe të dhurojmë dy takime niveli”.


TË NGJASHME