HomeSport

Jurgen Klopp: Kam përjetuar emocione si asnjëherë më parë

Përmbysja ndaj Barcelonës, për trajnerin Jurgen Klopp ishte diçka e pa përjetuar më parë. Në deklaratën pas ndeshjes, tekniku gjerman, u shpreh se asnjëherë më parë nuk kishte përjetuar emocione të tilla.

“Ajo që ndodhi sonte, është një përzierje e një skuadre fantastike, dhe një atmosfere sensacionale. Do ishte e shkëlqyeshme nëse do e shpjegonim dot. E tëre performanca, në fakt e tërë ndeshja ishte spektakolare. Para ndeshjes u thashë lojtarëve se ishte e pamundur, por ishin ata, dhe kishin një shans. Kam shikuar kaq shumë ndeshje në jetën time, por s’mbaj mend një ndeshje të tillë, të fitosh me ekipin më të mirë në botë është e vështirë”, ka deklaruar Klopp.

Fitorja 4-0 e Liverpool në ‘Anfield’, bëri që rezultati 3-0 i ndeshjes së parë të ishte i pavlefshëm. Në këtë mënyrë, Liverpool përmbys Barcelonën dhe tani pret në kundërshtarin në finalen e madhe të Champions League.


TË NGJASHME