HomeShowbiz

Justin Bieber i vendosur të ndeshet me Tom Cruise: Unë jam Connor McGregori i argëtimit

Justin Bieber ishte i ftuar në emisionin “The Late Late Show” të James Corden. Gjatë emsionit Corden e pyeti Justin në lidhje me sfidën që ai i kishte shpallur Tom Cruise në Twitter para disa muajsh. Bieber kishte shkruar: Dua të ndeshem me Tomin në oktagon. Tom, nëse nuk e pranon ndeshjen atëhere ti je frikacak”.


Bieber u acarua kur Corden tha: Nëse ti dhe Tom ndesheni unë do mbështetja Tomin çdo ditë të javës.
Ata kaluan minutat e ardhshme duke argumentuar se si ai do e mundte Tom Cruise në ndeshje. Ai tha: Mendja ime është në një nivel tjetër, jam ndryshe. Unë jam Connor McGregori i industrisë së argëtimit.

G.TATANI


TË NGJASHME