HomeShowbiz

Justin Bieber jep deklaratën e çuditshme: ‘Seksi është konfuzues kur je seksualisht aktiv me këdo’

Nuk do i besonim vesheve nëse dikush do na e thonte mirëpo Justin Bieber sapo dha një deklaratë të çuditshme dhe e gjitha është e rregjistruar.

Bieber është shprehur se ka bërë gabim që ka kryer mardhënie seksuale para martese. E nëse do i duhej të kthente kohën pas nuk do e bënte këtë gabim.

Shumë gjëra do t’i bëja ndryshe. Nuk pendohem sepse mendoj ato të bëjnë njeriun që je sot dhe nga gabimet gjithnjë mëson. Nëse do të mund të kthehesha nuk do të përballesha me disa gjëra të këqija që kam kaluar, me siguri do ta kisha ruajtur veten vetëm për martesë. Seksi është konfuzues kur ti je seksualisht aktiv me këdo“- tha Bieber teksa ishte live në Facebook i pyetur se çfarë do ndryshonte nëse do kthehej pas në kohë.

Duket se Justin ka një mendim ndryshe nga ne për seksin, mendim që e ka pasur ndër vite. Këngëtari tregon se kjo gjë shkakon dhimbje më vonë dhe se nuk është gjë e shëndetshme.

Mendoj se seksi shkakton shumë dhimbje më vonë. Ndonjëherë njerëzit bëjnë seks sepse s’ndihen mirë me veten. Sepse s’besojnë tek vetja dhe vlerat e tyre. Gratë e bëjnë këtë, djemtë gjithashtu!”– u shpreh një vit më parë për Vogue.


TË NGJASHME