HomeShowbiz

Justin Bieber largohet nga çdo gjë, a është Selena Gomez arsyeja?

Fansat e Selena Gomez janë akoma mjaft të mërzitur në lidhje me mënyrën sesi Justin e trajtoi Selenën dhe po përdorin foton e fundit të Instagramit të këngëtarit për t’i kujtuar atij se po, kënga “Lose You to Love Me” është 100% për të.

Justin postoi një foto nga udhëtimi i tij i fundit plotësisht i vetëm dhe kaq mjaftoi:

“Bëra një udhëtim i vetëm për t’u lutur, menduar dhe reflektuar … koha për t’u rikthyer te gruaja”. shkroi Justin.

Edhe pse fotoja s’ka fare lidhje me Selena Gomez, fansat e saj kanë komentuar në rrjetet sociale duke theksuar se ky udhëtim lidhet me këngën e fundit që ajo i dedikoi.

Ata kanë shkruar se Justin është ndikuar nga teksti, ndaj dhe ka vendosur të largohet për pak kohë.


TË NGJASHME