HomeShowbiz

Justin Bieber merr një vendim të rëndësishëm

Burime për People janë shprehur se ai ndihet bosh ndonjëherë edhe pse jeta e tij është e mbushur me gjëra për të cilat ai duhet të jetë mirënjohës.

Në momentin që dukej sikur çdo gjë po shkonte mirë për Justin Bieber, ai u fotografua duke qarë më shumë se një herë.

Tani nuk e dimë nëse duhet të gëzohemi për këngëtarin që ka gjetur lumturinë me dashurinë e re apo të shqetësohemi për këto shpërthime emocionale të tij.

E vetmja gjë që dimë është që Justin ka marrë një vendim në lidhje me profesionin e tij. Ai ka vendosur të shkëputet për disa kohë nga muzika, ende nuk dihet se për sa kohë, por është e sigurt që ai nuk ka në plan të rikthehet së shpejti.

Një lajm i trishtë për fansat e tij!


TË NGJASHME