HomeShowbiz

Justin Bieber në depresion, “Lutuni për mua”

Justin Bieber ka thyer heshtjen rreth gjendjes së tij mendore dhe po kërkon ndihmë nga miqtë dhe adhuruesit e tij, një muaj pasi u mësua se ai po lufton me depresionin.

Këngëtari 25-vjeçar ka postuar në Instagram të shtunën në mbrëmje një fotografi të vitit 2016 të veshur me një bluzë me një foto të rreperit Tupac dhe duke u përqafuar dhe lutur me Kanye West dhe menaxherin e tij Scooter Braun. Fotoja është shoqëruar me një mesazh ku Bieber shprehet se ndihet shumë i shkëputur dhe kërkon që njerëzit të luten për të.

Gjatë një interviste me Vogue muajin e kaluar, këngëtari tregoi për një periudhë të errët në jetën e tij, duke u shprehur se ai u depresionua në turin e tij për albumin “Purpose” në 2017. “Isha i vetmuar, më duhej pak kohë”.

Bieber tha se u bë shumë i varur ndaj Xanax gjatë asaj periudhe të jetës së tij për të distancuar veten nga realiteti. “E gjeta veten duke bërë gjëra për të cilat ndihesha aq i turpëruar dhe mendoj se kam përdorur Xanax sepse isha shumë i turpëruar”


TË NGJASHME