HomeShowbiz

Justin Bieber sapo bëri një tatuazh në fytyrë për gruan e tij

Nëse keni dyshime se ai vazhdon ta dojë yllin e muzikës pop, Selena Gomez-n pas këtij veprimi të Justin Bieber, shpresat për një ribashkim të tyre do të zbehen.

Këngëtari kanadez ka një sërë tatuazhesh në trupin e tij, mirëpo ky i fundit i dedikohet asaj.

Hollywood Life shkruan se Justin ka realizuar një tatuazh mbi vetull dhe shkrimi që ende nuk është zbuluar se çfarë është një dedikim për bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin.

Çifti janë martuar këtë verë në fshehtësi të plotë dhe e gjithë lidhja e tyre ka ndodhur shumë shpejt. Nga ana tjetër ish e dashura e Justin Bieber, Selena Gomez fatkeqësisht është shtruar në psikiatri, pasi ka probleme të vazhdueshme më ankthin dhe me stresin.


TË NGJASHME