HomeShowbiz

Justin Bieber shokon fansat, merr vendimin e papritur

Fansat kanë qenë të shqetësuar për Justin Bieber dhe muzikën e tij, për shkak të problemeve me depresionin dhe shëndetin mendor. Ai postoi në Instagram një mesazh, ku ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e përkohshme nga muzika. Zëra pranë familjes Bieber thanë se ai kishte shtyrë dasmën që po planfikonte me Hailey Baldwin, pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore.

“Lexoj shumë mesazhe ku më thoni se doni një album të ri, ashtu siç e keni vënë re dhe ju, kam qenë i palumtur në koncertet e fundit dhe unë bashkë me ju nuk e meritojmë këtë.

Tani jam shumë i fokusuar që të riparoj disa nga problemet që kam, në mënyrë që të mos rrëzohem, që të mbaj një martesë të lumtur dhe të bëhem babai që dua. Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk krahasohet me familjen time dhe shëndetin.”


TË NGJASHME