HomeShowbiz

Justin dhe Hailey sërish anulojnë dasmën, ja arsyeja

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë të martuar që prej shtatorit të kaluar kur mbajtën një ceremoni sekrete në bashki.

Por çifti kishte planifikuar një dasmë të madhe me të ftuar, edhe këtë herë nuk kemi lajme të mira për dasmën, pasi ata sërish e kanë shtyrë pas problemeve të Justin me shëndetin mendor.

“Ata do të vazhdojnë të bëjnë një dasmë, kur ta mendojnë se janë gati. Gjëja më e rëndësishme për ta është që Justin të jetë mendërisht i shëndetshëm”.

E pra, shëndeti vjen i pari kështu që shtyrja e dasmës është më se e kuptueshme për të gjithë ne.


TË NGJASHME