HomeSport

“Juventus Academy Tirana”, sot te Parku i Liqenit

“Juventus Academy Tirana”, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, sot në orën 17:00 organizon te Fushat Multisportive, stërvitjen për moshat 9-12 vjeç nën drejtimin e trajnerit Gianluca Settanni dhe trajnerit Blendi Bahuli, që do të stërvitë portierët. Ky trajnim është një mundësi e re për të gjithë fëmijët shqiptarë të apasionuar pas futbollit që të ndjekin ëndrrën e tyre në sportin më popullor në botë.

Juventus Academy Year-Round Training është një program vjetor i krijuar për të përhapur dhe zhvilluar vlerat dhe metodën e Juventusit edhe jashtë kufijve italianë.

Projekti i Juventusit u jep mundësi fëmijëve që të punojnë sipas metodologjisë së Juventusit dhe nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin teknik apo taktik, por edhe të sjellë eksperiencën në formimin e fëmijëve si persona e si futbollistë. Juventusi ka 54 akademi të saj në mbarë botën dhe 100 kampe verore ku të regjistruar janë mbi 15 mijë fëmijë.


TË NGJASHME