Lajme Sport

Juventus përmbys Brescia dhe merr përkohësisht kreun e Serie A

Juventus, vuan por arrin të marrë 3 pikë në transfertën kundër Brescia. Alfredo Donnarumma bën surprizën dhe shënon kundër torinezëve në minutën e 4-ët të sfidës. Megjithatë lojtarët e Juventus, nuk demoralizohen, por hidhen në sulm për të gjetur golin e barazimit. Në minutën e 40-të, një krosim i Dybala shkakton rrëmujë në zonë dhe Jhon Chancellor shënon në portën e vetë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa në të dytën Juventus arriti të kalonte në avantazh me një gol të bukur të Pjanic në minutën e 63. Bardhezinjt administruan lojën deri në fund, duke e mbyllur ndeshjen 2-1. Me tre pikët e sotme Juventus shkon në vend të parë me 13 pikë, ndërsa Inter në të dytën me 12 pikë por me një ndeshje më pak.

Related posts

Vizat për Kosovën, qëndrimi zyrtar i Holandës, Sllovakisë dhe Bullgarisë

Klaudia gotanews

Horoskopi ditor, e Premte 23 Nëntor

Mila

Mazhoranca rrëzon dekretet e Presidentit për privatizimet

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!