HomeSport

Juventus përmbys Brescia dhe merr përkohësisht kreun e Serie A

Juventus, vuan por arrin të marrë 3 pikë në transfertën kundër Brescia. Alfredo Donnarumma bën surprizën dhe shënon kundër torinezëve në minutën e 4-ët të sfidës. Megjithatë lojtarët e Juventus, nuk demoralizohen, por hidhen në sulm për të gjetur golin e barazimit. Në minutën e 40-të, një krosim i Dybala shkakton rrëmujë në zonë dhe Jhon Chancellor shënon në portën e vetë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa në të dytën Juventus arriti të kalonte në avantazh me një gol të bukur të Pjanic në minutën e 63. Bardhezinjt administruan lojën deri në fund, duke e mbyllur ndeshjen 2-1. Me tre pikët e sotme Juventus shkon në vend të parë me 13 pikë, ndërsa Inter në të dytën me 12 pikë por me një ndeshje më pak.


TË NGJASHME