HomeSport

Juventus shpreson/ Guardiola drejt largimit nga Manchester City

Ëndrrat e tifozëve të Juventus për transferimin e Pep Guardiolës në krye të pankinës, mund të bëhen realitet, por jo atëherë kur ata dëshirojnë. Nëse do ti hedhim një vështrim karrierës së Pep Guardiolës, ky i fundit nuk ka qendruar asnjëherë më shumë se katër sezone në një ekip që ka drejtuar. Madje edhe kur drejtonte Barcelonën, Guardiola nuk qëndroi më gjatë. Pep është një detajist në çdo aspekt dhe e ka vërtetuar se nuk mund të qëndroj gjatë në krye të një skuadre, fiton apo jo.

Janë mediat britanike, të cilat kanë hedhur aludimet e para rreth kësaj çështjeje. Një skenar i tillë, flet për largimin e Guardiolës në 2020, që do të thotë se të paktën edhe një sezon ai do të vazhdojë drejtimin e Manchester City. Edhe pse dështoi në arritjen e objektivit kryesor, fitimin e Champions League, ky nuk mund të quhet një sezon i dështuar, për arsye se City arriti të fitojë për të dytin vit radhazi Premier League, plus edhe Kupën e Ligës.

Pep po përgatitet për një sezon të ri, mbase të fundit në krye të City, me objektivin e qartë, të fitoj Champions League, më pas të largohet i qetë. Ashtu si në të kaluarën, Pep preferon të qëndroj një vit pushim për të nisur një projekt të ri, pse jo edhe në krye të Juventus.


TË NGJASHME