HomeSport

Juventusi, mundësi të artë për të fituar trofeun

Juventusi ka qenë gjithmonë afër dhe larg fitimit të Champions League, në këto 4 vitet e fundit, kur ka arritur dy herë në finale dhe është mundur në të dyja. Megjithatë, këtë sezon duket se i ka mundësitë për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian për klube, për herë të parë që pas të trofeut të fundit të fituar në vitin 1996.

Në këtë sezon, bardhezinjtë kanë një lojtar që ndez motorët e tij sapo dëgjon himnin e Champions League, e ai është Cristiano Ronaldo. Ndoshta janë të shumtë ata që mendojnë se, në 5 trofetë e Championsit të fituar me Realin e Madridit, në finale kanë qenë protagonistë Sergio Ramos apo Bale, por për të mbërritur deri në finale, kontributi i Ronaldos ka qenë i padiskutueshëm.

Në përbërjen e bardhezinjve janë edhe dy lojtarë të tjerë, që po kontribuojnë jo pak në këtë seri pa asnjë humbje të Juventusit, në të gjitha aktivitetet që merr pjesë. Miralem Pjaniç, apo “Pianisti” siç quhet ndryshe, për futbollin e tij të bukur që bën, e tjetri është Paulo Dybala.

Argjentinasi, nga viti në vit po fiton një pjekuri të dukshme dhe ky është viti i i tij më i mirë sa i përket formës në moshën 24-vjeçare. Jo më kot, specialistët i kanë dhënë statustin e lojtarit më të mirë në Europë në pozicionin që luan. Goli në ndeshjen ndaj Manchester United e konfirmoi edhe njëherë rëndësinë që ka te skuadra e Juventusit.

Por jo vetëm repartet përpara kanë ndryshuar situatën tek ekipi i Allegrit. Në humbjen e fundit dramatike ndaj Realit, me atë penallti aq të diskutueshme ndaj Ronaldos në gjysmëfinale, të gjithë mendonin se po të kishte qenë Leonardo Bonucci gjërat mund të ishin ndryshe. Një krosim i atillë nuk mund të kalonte. Pas shëtitjes te Milani, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Europë ka rigjetur ritmin maksimal te Juventusi, falë edhe mirëkuptimit me shokun e repartit të tij Giorgio Chiellini, duke e konsodliduar mjaft mirë mbrojtjen bardhezi.

 


TË NGJASHME