HomeSport

“Ka ardhur koha për një trajner shqiptar”, Armando Duka njofton largimin e Rejës?

“Mendoj se ka ardhur koha për një trajner shqiptar”, kjo ishte deklarata e Armand Dukës në emisionin “Pressing”. Deklaratë kjo nga ana e presidentit Duka, që ka ngjallur shumë reagime dhe dyshime të mëdha.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit fillimisht pati konfirmuar Rejën si trajner i kuqezinjve, ndërsa së fundmi duket se është luhatur në vendimin e tij. “Nuk kemi biseduar ende. Të shohim”, vazhdoi më tej ai duke lënë të nënkuptohet se nuk do të jetë çudi nëse në stolin e kuqezinjve nuk do të jetë më 73-vjeçari.

Zhvillime të reja priten në vazhdim. Momentalisht pankina e Kombëtares është pa një trajner. A do të rinovojë Edi Reja? Ditët e ardhshme do ta zbulojnë.


TË NGJASHME