HomeSociale

“Ka armë me vete”, kontrolli që çoi në pranga të riun

Ka përfunduar në pranga një i ri, pasi banorët e kanë ditur që ai lëvizte me armë dhe kanë njoftuar të frikësuar policinë.

Policia e Lezhës njofton se arrestimi i L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë-Kurbin është bërë falë bashkëpunimit me komunitetin. Gjatë kontrollit në makinë atij iu zbulua edhe arma që mbante me vete, kjo që shihni në këtë foto.

Arma e gjetur

NJOFTIMI 
Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë – Kurbin.

Gjatë kontrollit të tij kur po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç – Mamurras, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale ” Armëmbajtje pa leje”.


TË NGJASHME