HomeShowbiz

Ka bërë ndërhyrje Bebe Rexha? Këngëtarja thyen më në fund heshtjen

Bebe Rexha është treguar shumë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë me fansat e saj. Këngëtarja shqiptare ka folur edhe njëherë hapur për ndërhyrjet gjatë intervistës së saj të fundit.

Kanë dalë zëra se Bebe ka bërë ndërhyrje në vithe dhe hundë, mirëpo ajo e ka mohuar një gjë të tillë madje ka thënë se i frikësohet ndërhyrjeve:

“Unë nuk i kam bërë kurrë të pasmet, dhe as hundën. Ndoshta një ditë do të dua të bëj gjoksin, nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi. Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe kam frikë ta bëj atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike… Nëse bëj hundën do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua”, ka thënë këngëtarja duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërhyrje në të ardhmen.


TË NGJASHME