HomePsikologji

Ka dashuri vetëm aty ku ka respekt

Baza e jetës nuk është dashuria, por respekti. Ka dashuri vetëm aty ku ka respekt.

Të duash pa respekt nuk është dashuri. Është një abuzim.

Aty ku nuk ka respekt nuk ka as liri. Dhe të duash pa qenë i lirë është një utopi. Është një iluzion që na ushqenmungesë të dashurisë së vërtetë.

Nëse ju jeni në një marrëdhënie ku nuk ka respekt, ose lejoni tjetrin të mos ju respektojë, jeni duke i shkaktuar vetes dhimbje dhe frustrim.

Mungesa e respektit burgos atë që është viktima e tij. Nëse nuk mund të dalësh prej aty, mungesa e respektit do të kushtëzojë gjithë jetën tuaj. Pa respekt për veten ekziston vetëm viktimizimi.

Pa respekt ka gënjeshtër, përpjekje kontrolli, frikë, pakënaqësi, mungesë gëzimi dhe buzëqeshjeje.

Respekti është baza e gjithçkaje në jetë.


TË NGJASHME