HomeShowbiz

“Ka qënë shumë e vështirë” Noah tregon fëmijërinë që kaloi si motra e Miley Cyrus

Noah Cyrus është rritur nën hijen e motrës së madhe Miley Cyrus.
Gjatë një interviste për ‘EP’ këngëtarja tregoi vështirësitë që iu është dashur të kalojë duke qënë se është motra e Miley, e njohur më së shumti në vegjëli si Hanna Montana.

Noah ka publikuar një këngë të re në të cilën shprehet se është rritur nën hijen e motrës së saj të famshme duke u shprehur se ishte e bekuar që rrinte në hijen e saj.

20 vjeçarja shpërtheu në lot teksa ishte live në Instagram aty ku tregoi kritikat që ka marrë kur ka qënë e vogël.

Të kesh lindur në familjen që jam unë, të gjithë më ushtronin presion duke qënë se isha motra e vogël e Miley-t. Të gjithë më thonin që kudo ku të shkoja do isha nën hijen e saj“-është shprehur Noah.

Noah ka pranuar se ajo deri vonë besonte se do qëndronte gjithmonë në hijen e motrës së saj, gjë që e bëri më të vështirë për të që ti tregonte botës talentin e saj.

Ju jeni të rinj, ju e dini se si është bota e internetit. Ka qënë e gjitha shumë e vështirë për mua, prandaj dhe kjo këngë që kam realizuar mund të jetë e vështirë për tu dëgjuar nga ata që kanë kaluar të njëjtën gjë si unë”- tregoi Noah teksa ishte live në Instagram.


TË NGJASHME