HomePolitikë

Ka reaguar edhe Asambleja e Përgjithshme e OSBE për …

Asambleja e Përgjithshme e OSBE ka reaguar pas mbajtjes së tryezës për Reformën Zgjedhore dy ditë më parë, thirrur nga OSBE, ku ishte e pranishme edhe opozita e re dhe ajo jashtëparlamentare.

Më një shënim në twitter, Asambleja e Përgjithshme e OSBE shkruan se mirëpresin tryezën, duke theksuar se nxisin të gjitha palët që të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive.

“I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR “, thonë drejtuesit e @oscepa, duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga @OSCEinAlbania”, shkruhet në njoftim.


TË NGJASHME