HomeShowbiz

“Ka shumë modifikime”, Kim Kardashian ‘kryqëzohet’ nga fansat

Kim Kardashian i shtoi perandorisë së saj të produkteve të kozmetikës linjën më të re ku bazohet në ngjyrat mat të frymëzuar nga vitet ’90.

Për ta prezantuar Kim ka zgjedhur një foto të saj ku ajo shfaqet ndryshe nga herët e tjera dhe këtë gjë ia kanë vënë në sy edhe fansat.

Kim ka zgjedhur një veshje lëkure dhe ndryshimi në fytyrë është mjaft i qartë edhe fansat thuajse nuk e kanë dalluar dhe disa pyesin se kush është.

“Ka shumë modifikime, kjo nuk duket sikur është Kim”, shkruan një fans.

“Kjo nuk duket më si Kim. Mos është dikush tjetër?”, shkruan një tjetër.

Nuk është hera e parë që Kim përballet me akuza për photoshop, pasi ajo shpesh kryqëzohet nga fansat për këtë gjë.


TË NGJASHME