Lajme Lifestyle Shëndeti

Kaçurrela perfekte? Ja zgjidhja

Flokët kaçurrelë janë gjithmonë në modë, për më tepër kur i keni natyrale. Nuk është e nevojshme të arrini kaçurrelat perfekte, por duhet të kujdeseni gjithmonë për to.

1.Maskë me vaj të arrës së kokosit, kastravec dhe vezë

Përbërësit: 1 vezë, 1 kastravec i vogël dhe 1 lugë gjelle vaj të arrës së kokosit. Kaloni në frulator vezën dhe tulin e kastravecit. Më pas bashkon masën e sipërme me vajin e arrës së kokosit. Pasi maska të jetë bërë kremoze dhe homogjene aplikojeni në flokë dhe masazhojeni për 5 minuta. Lëreni të veprojë për të paktën një orë. Lani kokën me shampon e zakonshme dhe ujë të vakët.

2.Maskë me birrë dhe limon

Përbërësit: 1 litër ujë, 1 limon i shtrydhur dhe 1 kanoçe birrë 250 ml
Fillimisht zieni ujin. Pasi ta hiqni nga zjarri shtoni birrën dhe lëngun e limonit të shtrydhur. Vëreni sërish të ziejë më zjarr të ulët për dy minuta të tjerë. Pasi të ftohet hidhni masën në një flakon në formë sprucatori dhe njomni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre. Mos u ekspozoni direkt në diell. Mund ta mbani në kokë sipas dëshirës. Këshillohet të përdoret dy deri në tre herë në javë.

Related posts

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 2 makina, plagosen shoferi dhe tre pasagjerë

Mila

Vettingu në polici shtyhet në vjeshtë

Mila

Ish-presidenti Moisiu: Zgjedhjet kanë defekt

Mila
Na Kontaktoni!