HomePolitikë

Kadia ndërron kamp, Basha: Ndjej keqardhje!

 Lulzim Basha, bëri një deklaratë pas emërimin e Besart Kadias në detyrën e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë, në kapmin rozë. Basha tregon se Kadia u shkarkua në 5 nëntor të 2019 nga funksionet që ka pasur në Partinë Demokratike.

Sipas PD-së, Kadia u shkarkua pasi krijoi lëvizje politike të financuar nga klientët e qeverisë, ku në farë mënyre they besimin e dhënë veçanërisht nga zoti Basha, pasi siç dihet Besart Kadia ishte këshilltari i tij.

Basha u tregua i rezervuar në studion e emisionit të Sokol Ballës (Real Story), për këtë çështje, ndërsa theksoi se ka një parim në këto çështje statutore.

“Keqardhje kam. Është një person që investoi duke u evidentuar me ideologjinë e djathtë. Me mendimin liberal-ekonomik, bëri investimin e tij dhe papritur mori një vendim që është i tija. S’mund të ndërhyjë në vendimin e tij individual, kam një keqardhje për investimin e madh që bëri në këtë drejtim, duke shpalosur dhe kritikat e tij ndaj qeverisë. 5 muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi i gjithsecilit matet nga mobilizmi me çdo kusht për të larguar këtë të keqe, ai bëri zgjedhjen e tij. S’kemi nxjerrë asnjë vendim publik për këtë çështje.
Vendimi ishte i para një viti. Formulimi i shkresës nuk më kujtohet. Ka një çështje statuore aty që; Anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të bashkëndajnë vlerat PD dhe mesa duket ky ka qenë vendimi pas shpalljes së një lëvizje. S’ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga PD për këtë çështje. Politika i ka këto shpesh here dhe brenda shtëpisë ka përpjekje konkurrente.”, tha Basha.


TË NGJASHME