HomeLifestyle

Ky studim do ju tregoj nëse kafeja ua zgjat apo ua shkurton jetën

Një studim i kohëve të fundit nga studiuesit në Universitetin Mjekësor Jugor në Guangzhou, Kinë, zbuloi se njerëzit që pinë kafe me ose pa sheqer minimal, janë më pak të rrezikuar të vdesin në krahasim me ata që nuk pinë kafe.

Ekspertët studiuan zakonet e kafeinës së 171 mijë pjesëmarrësve për nëntë vjet për të parë se si pirja e kafesë kishte ndikuar në shëndetin e tyre.

Gjetjet treguan se ata që pinin kafe në mënyrë të moderuar pa ëmbëlsues kishin 16-21 për qind më pak gjasa të vdisnin sesa ata që nuk konsumonin kafe.

Ata që pinin kafe të ëmbëlsuar lehtë (mesatarisht një lugë çaji) me ëmbëlsues natyralë kishin 29 deri në 31 për qind më pak gjasa të vdisnin.

Gjetjet përputhen me studimin e shkencëtarëve në JAMA Internal Medicine, të cilët zbuluan se njerëzit që pinin dy filxhanë kafe në ditë jetonin më gjatë se ata që nuk pinin.

Gjetjet nuk ishin përfundimtare për njerëzit që përdorin ëmbëlsues artificialë.


TË NGJASHME