Aktualitet Lajme Politikë

Kajmaku i përgjigjet PD-së me pasaportën e vulosur në Kakavijë

Kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike, duke nënvizuar se nuk është arrestuar dhe as nuk është dënuar në Greqi, ndërsa pranon se ka punuar me emër tjetër.

Ai thotë se e vërteta do të dalë dhe se ajo është me të, duke shtuar se “babale mua nuk më bëjnë dot”.

Reagimi i plotë i Kajmakut:

Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat.

E verteta ime do vertetohet sic e kam thënë, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet.

Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret.

Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot.

69521062_469749373576251_2149685578948411392_n

Related posts

Operacioni i radhës në plazhin e Golemit, ndjekje penale për 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë

Mila

Iran/ Rritet numri i viktimave nga përmbytjet

Anxhela news

Korçë, djali mbyt nënën 80-vjeçare

Mila
Na Kontaktoni!