HomeShowbiz

Kaloi apo jo Bleona në tapetin e kuq të “Grammys”?

Bleona Qereti ishte pjesë e çmimeve “Grammy”, dhe nëse po mendoni se përse vallë nuk e patë në listën e të veshurave më bukur në tapetin e kuq, nuk e ka fajin veshja!

Këngëtarja shqiptare ka qenë pjesë e festës që u organizua pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Microsoft Theater, në Los Angeles.

Ajo ka publikuar disa foto me veshjen e përkryer që kishte zgjedhur për këtë mbremje të veçantë. Si gjithnjë elegante, Bleona kishte veshur një fustan pas trupit me temina që shkëlqenin.

Së bashku me postimin, këngëtarja paralajmëron një këngë dhe album të ri, bashkë me një film, që nuk e dimë nëse i referohet atij me Bes Kallakun “Falco”, apo një projekti të ri.

Ajo kishte një ndër rolet kryesore në filmin komedi me autor aktorin e njohur të humorit, Bes Kallakun, i cili e vlerësoi tej mase kontributin dhe profesionalizmin e këngëtares.

Gjithsesi, këngëtarja shqiptare duket më në formë se kurrë dhe gati për të pushtuar tapetin e kuq të “Oscars”.


TË NGJASHME