HomePolitikë

Kalon vetting-un prokurorja që paditi Arta Markun

Sonila Muhametaj, prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka kaluar procesin e vetting-ut. Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u bë publik sot.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Etleda Çiftja, e ka konsideruar të pastër prokuroren Muhametaj në të treja kriteret e vlerësimit.

Vitin e kaluar, Sonila Muhametaj paditi në Gjykatën Administrative kryeprokuroren Arta Marku. Ajo kundërshtoi vendimin e Markut për transferim në Prokurorinë e Pukës.


TË NGJASHME