HomeShowbiz

‘Kam hequr dorë nga…’, Fjodora Fjora habit me deklaratën e saj

4 vite më parë gazetarja e njohur, Fjodora Fjora mori një vendim fisnik duke birësuar një fëmijë. E ndërsa koha kalon, Fjodora Fjora është gjithmonë e më e bindur se adoptimi i Alteos është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.

Por përpos kësaj, gazetarja nuk është shprehur për ndonjë person në jetën e saj. Së fundmi, gazetarja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’, ku nuk mundi t’i shpëtonte kësaj çështjeje.

“S’e kam pasur ndonjëherë ëndërr të bëhem nuse. Sepse kur kam qenë e vogël, te sfilatat dhe xhirot e para që bënim nëpër dyqane, mbaj mend që bënim disa xhirime dhe kam veshur disa fustane të bardha. Unë kam hequr dorë nga martesa gjashtë apo shtatë vjet përpara. Sepse më dukej, sikur të kisha lekë vetëm dasmë s’do bëja. Jo nga martesa si institucion, nuk kam asgjë kundër.

Por për dasmë, kur shihja kostot që vinin vërdallë thoja: “Këta janë komplet budallenj.” Kur e mendoja, mendoja me miqtë të merrja një anije të vogël, pra mendoja diçka “fun”. Gjithsesi, na duhet burrë njëherë para dasme.”,
e mbylli rrëfimin Fjodora, duke buzëqeshur.


TË NGJASHME