HomeShowbiz

“Kam punuar shitëse në treg”, Adrola Dushi zbulon të pathënat nga e kaluara

Adrola Dushi është një nga personazhet më të popullarizuara shqiptare që bën një jetë mes Shqipërisë dhe Amerikës për shkak të karrierës së saj.

Pas lehtësimit të masave Adrola është rikthyer tek familja e saj në Shqipëri.

Pas kthimit Adrola ka dhënë një intervistë për ‘Pop Culture’ me Dojna Memën ku ka zbuluar shumë të pathëna nga e kaluara e saj kur jetonte në Rrëshen.

Madje, Adrola gjatë bisedës nuk hezitoi të zbulonte se puna e saj e parë që ka bërë ishte shitëse tregu.

“Unë kam punuar që fëmijë me mamin, shisja në pazar në Rrëshen, pastaj kam ardhur në Tiranë kam filluar të punoj tek Geraldina Sposa”, ka thënë ajo.

Se sa e çiltër është e dëshmon kjo pjesë dhe shumë gjëra të tjera që tashmë ka ndarë me publikun dhe fansat e saj.

Krahas kësaj, Adrola javë më parë njoftoi se u bë fytyrë reklamuese e brendit të  famshëm ‘Mac’. 


TË NGJASHME