HomeShowbiz

“Kam qarë për ditë të tëra!” Tregon Kendall Jenner

Edhe njerëzit e famshëm ashtu sikurse ne, lëndohen nga fjalët e pakëndshme. Kendall Jenner tregon hapur se si ajo ndihet ne lidhje me talljet që i beheshin asaj online.

“Kam qarë pafund për ditë të tëra, për shkak të gjërave që njerëzit më thoshin dhe tani jam bërë më e fortë. Mos më keqkuptoni: Nuk jam super-njeri. Absolutisht që ndjej dhe gjërat që njerëzit shkruajnë online janë shumë të dhimbshme”, tregoi modelja 23-vjeçare për revistën “Allure”.

Por modelja ka gjetur mënyrën se si të qendroje pozitive!

“Duhet thjesht të jetosh jetën tënde dhe të mos u japësh rëndësi. Mendoj se bëhet shumë e pashëndetshme nëse përfshihesh shumë dhe u kushton vëmendje gjithë kohës”, sqaroi Kendall.

Modelja u shpreh: “Seriozisht a ka diçka më të keqe se kur ti je e lodhur dhe njerëzit ta përforcojnë dhe të thonë sa e lodhur je?”.


TË NGJASHME