HomeShowbiz

“Kam qarë si fëmijë”/ Reagon Getinjo dhe Arbana Osmani pas këngës drithëruese të Mozzik

Para pak orësh Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re dedikuar Hanës, vajzës së tij që e ka me reperen Loredana. Projekti është pritur shumë mirë nga publiku, teksa mes rreshtash Mozzik tregon në mënyrë drithëruese vuajtjet që i ka shkaktuar largësia nga vajza e tij pas ndarjes me Loredanën.

Komentet poshtë videos ishin të shumta dhe duket se të gjithë binin dakord që kënga është shumë e ndjeshme dhe nuk i mban dot lotët kur e dëgjon.

Për këtë ka reaguar edhe vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili shkruan:

“Si fmi kom kajt. Ishalla të shoh më të lumturin në botë vëllai im. Se zemër më t’mirë e të pastër se ti as vet unë nuk e kam. Të dua.”

Po ashtu projekti ka tërhequr edhe vëmendjen e moderatores Arbana Osmani, e cila ka ndarë videon e Mozzik duke pyetur: A mund t’i mbash lotët kur e dëgjon?


TË NGJASHME