Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Kamëz/ Pa punonjësit e bashkisë afër shtëpisë, 61-vjeçari u vërsulet me kërcënime

Bie në prangat e policisë një burrë që kërcënoi punonjësit e Bashkisë sepse po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij.

“Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Valiasi”, shtetasin R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S. dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Related posts

Bashkë prej 5 muajsh, Baby G dhe i dashuri i japin fund lidhjes

Xhensila Gotanews

Mziu apel qytetarëve: Të gjithë bashkë për liritë tona

Klaudia gotanews

Shkodër/ Përplaset nga makina, në gjendje të rëndë këmbësori

Mila
Na Kontaktoni!