HomeLajmi i Fundit

Kamioni me 100 km/h përmbyset në Rrugën e Kombit, dëshmitari tregon panikun

Një kamion është përmbysur në Rrugën e Kombit në një aksident që ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Siç bëhet me dije nga dëshmitaret, që raportuar për joq, ngjarja ndodhi në aksin Kukës-Morinë 2 kilometra larg pikës doganore, ku kamioni ka dalë nga rruga e për pasojë është përmbysur duke bllokuar të gjithë aksin.

Mësohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe me të cilën kamioni po lëvizte.

“Nje aksident pa pa pasoja ne njerz por nje rrezik i madh po te kishte makina te vogla ne ato momentr kur ktu esht tabela 30 deri ne 40 klm ktu kamionat hecin 100 klm ngjarja ne rrugen e kombit kukes morin 2 klm larg doganës”, raportoi nje qytetar.