HomeSport

Kampionati Europian më unik në historinë e tij starton këtë të premte

Që nga shtyrja e vitit të kaluar për shkak të pandemisë globale Covid-19 kishte dyshime nëse “Euro2020” do të zhvillohej, por me sa duket gjithçka është në rrugën e duhur që Kampionati Europian të startojë këtë javë.

Ekzaktësisht Kampionati Europian “Euro2020” do të nisë më 11 qershor 2021 dhe do të mbyllet me 11 korrik 2021.

Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë 60-vjeçare të këtij kompeticioni që një edicion i Kampionatit Europian të shtyhej për një vit dhe të mbante të njëjtin emër pavarësisht vitit

Por përveç kësaj, ky kampionat do të jetë unik edhe për mënyrën e organizimit.

“Euro2020” do të mbahet nëpër 11 qytete kryesore në të gjithë Europën, organizimi i parë i këtij lloji.

Për shkak të shqetësimeve logjistike të paraqitura nga pandemia, kishte dikutime për heqjen nga organizimi të shumë qyteteve por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Plani fillestar kishte 12 qytete si mikpritëse, por UEFA ka vendosur që 11 të jenë qytetet organizatore. Qytetet pritëse janë Londra, Sevilja, Glasgoë, Kopenhagen, Budapesti, Amsterdami, Bukureshti, Roma, Mynihu, Baku dhe Shën Petersburg.

Nga organizimi u hoqën Bilbao dhe Dublini për shkak se nuk ofruan garanci për shëndetin dhe sigurinë e tifozëve, teksa u zëvendësuan nga Sevilja dhe Shën Petersburgu.

Këto janë grupet e EURO 2020:

Grupi A: Turqi, Itali, Uellsi, Zvicra

Grupi B: Danimarka, Finlanda, Belgjika, Rusi

Grupi C: Hollanda, Ukraina, Austria dhe Maqedonia e Veriut

Grupi D: Angli, Kroaci, Skoci, Republika Çeke

Grupi E: Spanja, Suedi, Poloni, Sllovaki

Grupi F: Hungari, Portugali, Francë, Gjermani

Ndeshja hapëse Turqi-Itali do të mbahet këtë të premte në orën 21:00 në Romë.

Ndërkohë për kalendarin e plotë të Euro2020 mund të klikoni KËTU.

GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME