HomeLajmi i Fundit

“Kamuflimi” zbulon shpërndarësit e heroinës, procedohen 7 shtetas

LAJMI-I-FUNDIT-1

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Kamuflimi”.

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Procedohen 7 shtetas, 2 prej të cilëve të arrestuar në flagrancë dhe 5 të tjerë në gjendje të lirë.

Sekuestrohet sasi me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, kanabis, metadon, si edhe një sasi lekësh dhe eurosh.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë dhe Prokurorinë e Rrethit, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. S., 39 vjeç dhe Zh. G., 34 vjeçe, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve:

A. K., 39 vjeç, E. M., 34 vjeç, K. Gj., 24 vjeç, J.M, 37 vjeç, banues në Korçë dhe V. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasit R. S. dhe shtetases Zh. G., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.

Ndërsa 5 shtetasit e tjerë, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të cilat i kishin blerë tek shtetasit e lartpërmedur.

Gjatë këtij operacioni, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
98 doza dhe një sasi prej 309 gr. me lënde të dyshuar narkotike heroinë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pesë kokrra metadon, 365 000 lekë, 60 euro, dy automjete dhe 6 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.