HomeLajmi i Fundit

Kanabis në formë çokollate, pranga 2 të rinjve

Shpërndanin lëndë narkotike marjuanë në formë çokollate.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra se një shtetas dispononte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

R.S., 21 vjeç, banues në Tiranë;

E.J., 17 vjeç, banues  në Tiranë.

Në Plepa, Durrës gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit,  me drejtues shtetasin  R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.

mjeti tip Benz;

vlera monetare.

Gjihashtu gjatë kontrollit  kryer në banesën e shtetasit R.S., u gjetën dhe sekuestruar rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.