HomeLajme

Kanadaja legalizon kanabisin

Vendi i parë i industrializuar që do të legalizojë përdorimin e kanabisit duke filluar nga sot,do të jetë Kanadaja. 24 studentë janë të parët që po mësojnë si të rritin bimën në vazo, ndërkohë q legalizojnë konsumimin e kanabisit.

Studentët po mësojnë si t’i ushqejnë, ujitin, mbrojnë, lidhin dhe testojnë për përmbajtje kimike 50 klone kanabisi, në një dhomë të ndriçuar dhe me temperaturë të kontrolluar në Kolegjin e Ontarios.

“Ata po mësojnë se kanabisi ka nevojë për dritë të ngjashme me krizantemën dhe ujitje të ngjashme me domatet e specat. Ata po mësojnë edhe nga pikëpamja e biznesit, pasi po informohen mbi kostot e kultivimit të kësaj bime”, shprehet Bill MacDonald.

 

 

 


TË NGJASHME