HomeLajmi i Fundit

“Kanali i emergjencave”, ku qytetarët do të komunikojnë me kryeministrin dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama me një postim në Facebook ka shkruar se do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve për të përballuar sa më mirë situatën e krijuar nga koronavirusi. Ai ka prezantuar një faqe interneti për të gjitha emergjencat që qytetarët do kenë, duke u lidhur drjetëpërdrejtë me kryeministrin dhe ministrat.

Rama shkruan se skadra speciale e platformë së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim.

Postimi i plotë

KJO KOHË ME NJË VARGMAL VËSHTIRËSISH E HALLESH NGA MË TË NDRYSHMET, KA NEVOJË PËR KOMUNIKIM TË VAZHDUESHËM MES INDIVIDIT DHE SHTETIT, PËR TË ADRESUAR SË BASHKU LLOJ-LLOJ PROBLEMESH QË LINDIN NË JETËN E PËRDITSHME TË NJERËZVE

NGA SOT JU KENI NË DISPOZICION NJË KANAL EMERGJENCE PËR TË KOMUNIKUAR DREJTËPËRDREJTË ME MUA DHE ÇDO MINISTËR, DUKE PËRDORUR AJFONIN APO KOMPJUTERIN TUAJ, DUKE E ADRESUAR HALLIN TEK www.shqiperiaqeduam.al

SKUADRA SPECIALE E PLATFORMË SË BASHKËQEVERISJES ËSHTË NË DISPOZICION PËR TË TRANSMETUAR ME SHPEJTËSI ÇDO SHQETËSIM TUAJIN TEK UNË E MINISTRAT, QË DO TË LËVIZIM ME SHPEJTËSI PËR ZGJIDHJEN E ÇDO HALLI TË MUNDSHËM

KINI BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM

I LOVE YOU