HomePolitikë

Kandidatët e PS për Bashkitë, ja rikonfirmimet e pritshme

Kur kanë ngelur më pak se 6 muaj nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Socialiste mbledh kryesinë çdo të hënë për punën përgatitore.

Aktualisht mes socialistëve janë formësuar kandidaturat më të mundshme për betejën e ardhshme elektorale.

Pritet që disa prej figurave më të rëndësishme do të rikandidohen. I pari është kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Diskutimeve se PS po përgatit një kandidaturë tjetër, fundjavën e shkuar i zbehu kryeministri Rama kur foli për një mandat të dytë.

Sipas shqiptarja.com, në Fier pritet të rikandidohet Armando Subashi, ndërsa në Korçë Sotiraq Filo. Edhe Artur Bushi pritet të rikandidohet në Krujë, sikundërse Arif Tafani në Belsh. Listës së rikonfirmimeve ju bashkohet në Maliq Gëzim Topçiu dhe në Librazhd Kastriot Gurra.

RIKONFIRMIME

Tiranë-Erjon Veliaj

Fier-Armando Subashi

Korçë-Sotiraq Filo

Krujë-Artur Bushi

Belsh-Arif Tafani

Maliq-Gëzim Topçiu

Librazhd-Kastriot Gurra


TË NGJASHME