HomePolitikë

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, KED nis procedurat

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendos të nisë procedurën e pikëzimit e të vlerësimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, emrat e të cilëve kaluan dje nga Presidenti Ilir Meta.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së martës ku ndër të tjera u vendos që anëtar/relator do të vazhdojë të jetë Z. Eriol Roshi, sipa shortit të datës 05.04.2019. Anëtari relator do të mbështetet nga këshilltarët e Gjykatës së Lartë posaçërisht të ngarkuar me detyra pranë KED-së. Për qëllime të ndarjes së ngarkesës së punës, këshilltarët do të kryejnë detyrat e tyre në lidhje me kandidatëtë caktuar, sipas rezultatit vijues të shortit:

– Këshilltari Saimir Nazifi në lidhje me kandidatët Prel Martini dhe Vjosa Bodo.
– Këshilltari Florian Kalaja në lidhje me kandidatët Envi Hicka dhe Ded Kasneci.
– Këshilltari Besmir Rrapaj në lidhje me kandidatët Shaqir Hasanaj dhe Vasil Bendo.

6 kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese janë:
1. Dedë Kasneci
2. Envi Hicka
3. Prelë Martini
4. Shaqir Hasanaj
5. Vasil Bendo
6. Vjosa Bodo Mujo


TË NGJASHME