HomePolitikë

Kandidati i parë gay për president tërhiqet nga gara

pete

Kandidati i parë i deklaruar homoseksual, Z. Pete Buttigieg doli me mbështetje të madhe në fazën e parë të zgjedhjes së kandidatit për president brenda Partisë Demokratike në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Pavarësisht suportit të madh në nisje, ai nuk ishte në gjendje të ndërtonte një koalicion të gjerë votuesish demokrat dhe humbi keq në Karolinën e Jugut të shtunën. Të dielën, Buttigieg tha se në mbrëmje do të jepte dorëheqjen në garën brenda Partisë Demokratike. Performanca e tij e dobët me votuesit me ngjyrë, sinjalizoi paaftësinë për të afruar sa më shumë mbështetës nga komunitete të ndryshme.

Z. Buttigieg anuloi planet për një miting në Dallas dhe një mbledhje fondesh në mëngjes të hënën në Austin, për t’u kthyer në South Bend. “Ndonjëherë rruga më e gjatë rrotull është rruga më e shkurtër në shtëpi.” – u tha ai mbështetësve të tij. “E vërteta është se rruga jonë është ngushtuar deri në mbyllje, për kandidaturën tone, por jo për kauzën tonë,” – tha ai, duke shtuar – “Sonte unë kam marrë vendimin e vështirë për të pezulluar fushatën time për presidencën.”

Në mbylljen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike në shtetin e South Carolina, rezultatet nxorën Joe Biden në vend të parë me 48.4% të votave, që përkthehen në 35 delegatë dhe në vendin e dytë Bernie Sanders me 19.9% të votave, që përkthehen në 13 delegatë. Në këtë kampion të parë të zgjedhësve demokratë duket qartë që gara për personin që do të sfidojë presidentin aktual Donald Trump, do të jetë midis ish zv-presidentit Joe Biden dhe senatorit të Vermont-it Bernie Sanders.


TË NGJASHME