HomeLajmi i Fundit

Kanë kaluar pak muaj, atentat me 45 plumba në të njëjtin vend si prokurori dje

Prokurori Arian Ndoja u plagos në një atentat pasditen e kësaj të premteje në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, teksa në praninë e tij ishin edhe dy persona të tjerë.

Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt makinës ku po udhëtonte Ndoja në shoqërinë edhe të një personi me precedentë penalë, i quajtur Aleksandër Laho (Landi Muharrem. Ndërkohë, Policia tha dje se është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Pothuajse në të njëjtin vend, pranë Mbikalimit të Shkozetit, ndodhi një tjetër atentat në qershor të këtij viti, ku mbetën të plagosur Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçe.

Mbi 45 plumba kallashnikovi janë lëshuar në drejtim të makinës së tyre. Sulmi është kryer në befasi, teksa autorët i kanë ndjekur.

plaurent

“Për shkak të së kaluarës së tyre, kemi ngritur disa pista hetimi dhe po i verifikojmë një e nga një. Në pistat ku jemi fokusuar më tepër janë hakmarrja dhe larja e hesapeve. Kemi shumë pak informacion, pasi Dervishaj dhe Meçe kanë një të kaluar problematike dhe kanë shumë konflikte. Nga ana tjetër, edhe vetë të plagosurit nuk na kanë dhënë detaje rreth autorëve, duke deklaruar se nuk kanë mundur t’i identifikojnë. Kjo na e bën edhe më të vështirë punën për identifikimin e autorëve”, thanë burime nga Policia, duke theksuar se janë shoqëruar rreth 15 persona që kanë dijeni për ngjarjen.