HomeShowbiz

Çfarë ka ndryshuar te Dojna pasi u bë e njohur? Ja çfarë thotë moderatorja

Dojna Mema është kthyer në një kohë fare të shkurtër në një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Kjo jo vetëm për shkathtësinë e saj, por edhe për natyrën e çiltër dhe thjeshtësinë që e karakterizon.

Moderatorja i ka kushtuar sërish kohë ndjekësve të saj duke ju përgjigjur pyetjeve që ata i kanë drejtuar në instagram. Ajo ka zbuluar detaje interesante për jetën e saj që deri tani nuk i kishim ditur.

Një prej ndjekësve e ka pyetur se çfarë ka ndryshuar në jetën e saj pasi u bë e njohur dhe Dojna me gjithë sinqeritetin që e karakterizon i është përgjigjur: “Përveç urbanit që nuk e marr më (e urreja dhe kur e merrja dikur), gjithçka ka mbetur njësoj”.


TË NGJASHME