HomeShowbiz

Kanye West bëri donacione në dy qendra ku shërbejnë vakte falas për njerëzit në nevojë

Shërbimi i së dielës i Kanye West u anulua javën e kaluar pasi të gjithë po praktikojnë distancimin social për të luftuar koronavirusin. Reperi raportohet se ka bërë donacione të mëdha në dy qendra ku shërbejnë vakte falas për njerëzit në nevojë.

Kanye dhuroi për organizatën We Women Empowered, e cila është një iniciativë në qytetin e tij të lindjes Chicago. Organizata u jep tre vakte qytetarëve të moshuar në 10 lagje në jug.

Drejtuesja e organizatës, Josephine “Mother” Wade, shprehu mirënjohjen e saj dhe tha se ajo e njihte nënën e tij. “Sot, kur mora atë thirrje që Kanye West donte të ndihmonte të moshuarit në Chicago dhe ai zgjodhi qytetin e tij të lindjes në South Side, lagjen e tij të vjetër, unë isha përtej fjalëve,” tha Wade për Sun-Times. “Dhe me një telefonatë, në një moment sot, bota jonë ka ndryshuar. Ai ndoshta nuk mund ta kuptojë këtë, por unë e njihja nënën e tij dhe unë i ndihmoja ata shumë vite më parë. E gjitha që mund të them është, faleminderit, faleminderit, faleminderit.”

Kanye West bëri një dhurim të ngjashëm për një organizatë në Los Angeles që jep të paktën 7000 vakte për njerëzit në nevojë. As shërbimet nuk zbuluan shumën që dhuroi artisti kontrovers, por u tha se ishte një “shumë domethënëse dhe sipas të dy organizatave të bamirësisë, dhurimi i tij do të sigurojë qindra mijëra vakte dhe do t’u mundësojë atyre (të dyja organizatave) të sigurojnë ushqim shumë javë ose muaj në vazhdim”.


©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME